GORÇEVIQ: KONFERENCA NDËRQEVERITARE SHPËRBLIM PËR REZULTATET E ARRITURA DHE NXITJE PËR SUKSESE TË REJA

Me rastin e konfirmimit të mbajtjes së Konferencës së pesëmbëdhjetë Ndërqeveritare të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian, ministrja e Çështjeve Evropiane Maida Gorçeviq tha se është e sigurt se partnerët evropianë do të pranojnë se Mali i Zi ka një qeveri të besueshme dhe pro-evropiane dhe një shumicë e fortë parlamentare që do t’u përgjigjet të gjitha sfidave kur bëhet fjalë për integrimin evropian dhe për ta futur Malin e Zi në BE.

Këshilli i Bashkimit Evropian njoftoi se Konferenca e pesëmbëdhjetë Ndërqeveritare e Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian do të mbahet më 29 janar në Bruksel.

Ministrja Gorçeviq thotë se delegacioni malazez në Konferencën Ndërkombëtare do të udhëhiqet nga kryeministri Millojko Spajiq dhe se do të jetë një mundësi për të prezantuar gjithçka që ka bërë Qeveria dhe shumica parlamentare në këta dy muaj e gjysmë.

“Jam e sigurt se pas dy vitesh Konferenca Ndërqeveritare do të jetë një mundësi për të prezantuar Udhëzuesin për sa i përket integrimit evropian, por edhe për të prezantuar atë që është bërë në dy muajt e gjysmë të punës së Qeverisë së 44-të,“ tha Gorçeviq.

SHARE