KONATAR: LQ URA DO TË VOTOJË PËR TË KATËR KANDIDATËT PËR GJYQTARË TË GJYKATËS KUSHTETUESE

Zgjedhja e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është detyrimi ynë më i madh dhe interesi më i rëndësishëm kombëtar në këtë moment, tha sot nënkryetari i URA-s dhe kreu i klubit parlamentar “E zeza mbi të bardhë” Milosh Konatar. Ai bëri të ditur se LQ URA do të votojnë për të katër kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese. “Ne do të tregojmë edhe një herë me shembull (si në të gjitha situatat e mëparshme) se jemi përgjegjës dhe do të votojmë për të gjithë kandidatët. I bëj thirrje kolegëve të opozitës që këtë herë të tregojnë përgjegjësi dhe të votojnë për zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese, ashtu si edhe LQ URA. Ky është një tjetër provë për ta – a duan zhbllokimin e institucioneve dhe vazhdimin e rrugës evropiane të Malit të Zi dhe do të shohim nëse janë gati të votojnë për gjyqtarë. Pres që të gjithë deputetët që janë pro anëtarësimit të Malit të Zi në BE të votojnë për të katër kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”, thotë Konatar. “Ne duhet të zgjedhim më të mirën dhe përsa i përket URA-s, nuk do të kishim asnjë problem nëse të katër kandidatët për gjyqtarë do të ishin anëtarë të pakicave kombëtare, por kjo përkatësi nuk duhet të jetë kusht për përzgjedhjen e gjyqtarëve,” përfundon Konatar në reagimin e tij.

SHARE