LQ URA DHE OPOZITA DORËZUAN INICIATIVËN PËR SHKARKIMIN E QEVERISË

Deputetët e Lëvizjes Qytetare URA dhe partive opozitare kanë iniciuar sot votën e mosbesimit ndaj Qeverisë së 42-të të Malit të Zi. Sipas iniciativës, të nënshkruar nga 31 deputetë, ata e konsiderojnë “një nga postulatet bazë të demokracisë moderne” për të kontrolluar mbështetjen e Qeverisë në Kuvend. Iniciativa u nënshkrua nga deputetët e LQ URA, Partia Social Demokrate, Social Demokratët, Partia Boshnjake , Lista Shqiptare dhe Koalicioni Shqiptar dhe nga disa deputetë të Partisë Demokratike të socialistëve. “Nuk do të simulojmë proceset, nuk do të zvarrisim vullnetin e shumicës së qytetarëve të cilët duan stabilitet, reforma dhe rrugën drejt BE-së. Tashmë kemi dërguar iniciativën në procedurë parlamentare, në bazë të së cilës do të shihet nëse qeveria aktuale ka mbështetjen e shumicës së deputetëve,“ kanë bërë të ditur nga LQ URA. Kjo  është fillimisht një provë nëse koncepti i qeverisë së pakicës, që siç thonë ata ua propozuan të gjithë deputetëve, ka shumicën në parlament. Interpelanca e ministrave, siç theksojnë ata, në fakt tregoi se kjo Qeveri nuk e ka mbështetjen e deputetëve në parlament dhe jo për shkak të URA-s. “Prandaj nuk mund të pretendojmë se nuk po ndodh asgjë dhe se proceset nuk janë të bllokuara. Mali i Zi dhe jeta e tij politike nuk mund të përballojnë më status quo-në,” theksuan nga LQ URA. Nëse konstatohet se kjo qeveri nuk ka mbështetje, ata kanë ofruar konceptin e një qeverie të pakicave pa PDS dhe FD për të gjithë deputetët. „Ne shpresojmë që shumica dërrmuese e parlamentit të veprojë me përgjegjësi dhe të mbështesë një koncept të tillë”, përfundon deklarata.

SHARE