TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE DO TË JENË MË TË LIRA

Të gjitha llojet e karburanteve do të jenë katër deri në pesë cent më të lira duke filluar nga mesnata, njoftoi Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Eurosuper 95 dhe 98 do të jenë më të lira për katër cent secili dhe në 15 ditët e ardhshme do të kushtojnë 1.46 euro dhe 1.5 euro.

Çmimi i Eurodieselit do të jetë pesë centë më i ulët dhe do të kushtojë 1.42 euro.

Më lirë do të jetë edhe vaji për ngrohje, 1.39 euro.

Ndryshimet e fundit të çmimeve ishin më 5 dhjetor, kur benzina dhe eurodieseli u liruan me një cent, ndërsa çmimi i naftës për ngrohje mbeti i pandryshuar.

SHARE