Mish Viçi me Salcë Dhe Kërpudha

Mishi pa dyshim është një nga pjatat e preferuara për çdo shqiptar. Por shpesh sfida që amvisat kanë është përgatitja e këtij ushqimi në mënyra sa më të mira.

Ndaj në këtë recetë AgroWeb.org ju sjell shijen më të mrekullueshme të përgatitjes së mishit me salcë domatesh dhe kërpudha.

Kjo është një pjatë e cila u soll në Ballkan nga Austro-Hungarezët, ndaj versionet e saj në këto vende janë shumë të ngjashme.

Një recetë fantastike, me të cilën mund të shoqëroni më së miri orizin, bollgurin, makaronat apo edhe patatet.

Më poshtë e gjeni të shpjeguar hap pas hapi këtë recetë me shije të mrekullueshme.

Përbërësit

  • 650-700 gr mish viçi, i prerë në kubikë
  • 700ml lëng mishi
  • 1 qepë e verdhë mesatare, e prerë në kubikë
  • 1 thelpi hudhër e grirë
  • 1 lugë gjelle piper i kuq
  • Kripë për shije
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 170 ml salce domatesh
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 350 gr kërpudha të prera në kubikë
  • Një grusht majdanoz i freskët për zbukurim

Përgatitja

Në një tigan ose tenxhere të thellë bashkoni mishin dhe lëngun e mishit. Ziejini në temperaturë mesatare për 15-20 minuta.

Shtoni qepën, hudhrën piperin e kuq dhe kripë për shije. Përziejini mirë dhe vazhdoni gatimin për 20 minuta.recommended byADMIRAL BETBMW čeka na vas: Ugrabite svoju priliku za osvajanjeSAZNAJ VIŠE

Herë pas here shtoni pak ujë të nxehtë për të mbajtur nivelin e lëngut të barabartë.

Më pas shtoni edhe gjalpin, salcën e domates dhe sheqerin duke i përzier mirë.

Uleni temperaturën në të ulët dhe ziejini masën edhe 20 minuta të tjera, duke e përzier shpesh. Ndërkohë mishi duhet të jetë zbutur.

Në fund, shtoni kërpudhat. Përziejini mirë dhe ziejini edhe 10-15 minuta të tjera, ose derisa kërpudhat të jenë të buta.

Zbukurojeni me majdanoz dhe shërbejeni mbi oriz ose makarona. /AgroWeb.org

SHARE