IDENTIFIKOHEN GJASHTË FOSHNJA ME KOLLË

Gjashtë foshnja u sëmurën nga kolli i madh, njoftoi Instituti për Shëndet Publik (ISHP).

Siç thuhet në njoftim, nga fillimi i nëntorit në Mal të Zi janë regjistruar 129 raste të kësaj sëmundjeje.

“Ndër rastet e raportuara (129), përqindja më e madhe e pacientëve është në grupmoshën 11-15 vjeç (71), pastaj në grupmoshën 26-64 vjeç (20), në grupmoshën 6-10 vjeç (15), 1-5 vjeç (9), nën 1 vjeç (6), 16-20 vjeç (6) dhe nga 1 rast në grupmoshat 21-25 vjeç dhe mbi 65 vjeç”, theksojnë ata në njoftim.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Podgoricë (94), Danillovgrad (16), Budva (3), Cetinë (3), Tivat (3), Zetë (3), Kotorr (2) dhe nga 1 rast në Andrijevicë, Bijello Pole, Herceg Novi, Nikshiq dhe Plevle.

Ata përmendën se të gjithë prindërit, të cilët kanë një numër telefoni të vlefshëm në të dhënat e tyre elektronike, kanë marrë një telefonatë me SMS për vaksinimin urgjent gjatë fundjavës.

“Gjithashtu, ju lutemi vini re se përveç termineve suplementare, vaksinimet kryhen edhe sipas termineve të planifikuara gjatë ditëve të javës tek mjekët e përzgjedhur për fëmijë”, thuhet në deklaratë.

SHARE