GJELOSHAJ I FTUAR NË LUTJET E MËNGJESIT NË WASHINGTON

Kryetari i Alternativës Shqiptare dhe komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka marrë ftesë për pjesëmarrje në mëngjesin e 71-të të lutjeve në SHBA.

Mëngjesi tradicional i lutjes mbahet çdo vit në fillim të shkurtit në Uashington.

Në mëngjesin e lutjes marrin pjesë drejtues shtetesh dhe miq të SHBA-së nga 140 vende të botës.

“Na jep një kënaqësi të veçantë që jemi në mesin e miqve dhe partnerëve të SHBA-së nga e gjithë bota dhe konfirmim se po ndjekim angazhimin e SHBA-së për të përhapur demokracinë në botë si partner. Njëkohësisht, kryetari Gjeloshaj do të ketë mundësi që të takohet me një numër të madh zyrtarësh amerikanë”, njofton Alternativa Shqiptare.

SHARE