KURTI KONFIRMON SE PO ZHVILLOHEN NEGOCIATA PËR ÇËSHTJEN E TARGAVE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është në komunikim të vazhdueshëm me Brukselin për ta zgjidhur çështjen e targave. Sipas tij, në ditët në vijim do të shihet nëse do të kenë sukses negociatat e reja. Ai i ka bërë këto deklarata në Estoni, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministren estoneze, Kaja Kallas. “Janë 9 mijë vetura me targa ilegale serbe. Kjo është më pak se 10 për qind e veturave që i kanë serbët në Kosovë, kështu që është një pakice ekstreme e serbëve që janë duke refuzuar këto targa. Kemi pasur një dallim në qasje dhe sekuencim të zbatimit, duke nisur vetëm me qortim”. Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur prej se Qeveria e Kosovës ka nisur më 1 nëntor zbatimin e planit të saj për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

SHARE