MOTI I KEQ NË ITALI, 1 VIKTIMË

Moti i keq ka përfshirë Italinë. Të prekura nga kjo situatë e rëndë janë rajone si Liguria, Piemonte, Emilia -Romagna dhe Toscana, ku të gjitha rrugët kryesore janë nën pushtetin e ujit.

Pas dy ditësh stuhi të mëdha në Liguria uji vërshoi nëpër dyqane dhe bodrume.

Nga moti i keq ka patur edhe një viktimë, një 75-vjeçar i cili kishte dalë në pyll për të kërkuar për kërpudha.

Ai rrëshqiti nga një shkëmb, por trupi i tij u gjet pas disa orësh.

Reshje të dendura ka edhe në Lombardi, Trentino-Alto Adige, Veneto, Friuli Venezia Giulia, Umbria dhe Lacio. Kushtet e këqija atmosferike kanë përfshirë Francën.

Autoritetet kanë mbyllur disa akse rrugore dhe u kanë kërkuar banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Probleme raportohen edhe në Lion, qyteti i tretë më i madh në vend, si dhe Kana, e famshme për festivalin e filmit.

Përmbytjet në pjesën jugore të Francës vijnë një javë pasi stuhia Kirk përfshiu Evropën Perëndimore.

SHARE