ALARME PËR BOMBË: EVAKUOHEN 12 AEROPORTE NË FRANCË

Dymbëdhjetë aeroporte në Francë janë evakuar gjatë ditës së sotme për arsye sigurie, raportoi gjiganti mediatik CNN.

Aeroporti i Lille në veri të vendit, sqaroi përmes platformës X evakuimin për shkak të një kërcënimi me bombë, dhe ndërmarrjen e një operacioni sigurie. Një kërcënim për bomba zbrazi edhe aeroportin e qytetit jugor, Toulouse, ku u bllokua dhe trafiku për disa orë. Filiali i CNN, BFMTV, raportoi, duke cituar një burim policor, se të njëjtat për për shkaqe sigurie, ishin marrë edhe në aeroportet e Nante dhe Beauvais, jashtë Parisit.

Më herët gjatë ditës, aeroporti Lyon-Bron në Francën lindore dhe ai i Nice-s u mbyllën po ashtu, por tani janë rihapur sërish. Lyon-Bron u evakuua për shkak të frikës nga bomba ndërsa evakuimi në Nice erdhi për shkak të disa bagazheve të braktisura, thanë dy aeroportet për CNN.

Ndërkohë, Pallati i Versajës pranë Parisit largoi vizitorët për arsye sigurie për të tretën herë brenda më pak se një javë. Një objekt i dyshimtë solli evakuimin e pallatit të famshëm të martën, dhe diçka e ngjashme ndodhi ne fundjave.Franca e rriti alarmin e sigurisë në nivelin më të lartë të mundshëm pas një sulmi me thikë në një shkollë në qytetin verior të Arras javën e kaluar.

SHARE