KOMPENSIMI PËR NËNAT / PROTESTA NËSE NUK RIKTHEHET

Përfaqësueset e grave që pretendojnë kompensimet për nënat me tre ose më shumë fëmijë kanë paralajmëruar protesta të reja nëse kryeministri Zdravko Krivokapiq, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq dhe Kryetari i Parlamentit Aleksa Beçiq nuk pranojnë të takohen me ta së shpejti, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje që do ti kthente ato. “Ne duhet ta zgjidhim këtë çështje në mënyrë kushtetuese dhe të sjellim vendim që as Gjykata Kushtetuese nuk do të jetë në gjendje t’a anulojë. Kjo do të ishte zgjidhja më e mirë, dhe kjo do të jetë rezultati i punës së ekipit juridik të Malit të Zi Demokratik, që të mund t’i ndajmë ish-përfitueset në dy kategori, ata që fituan të drejtën e kompensimit, dhe lanë punën e tyre, dhe të tjerat që ishin të papunë”, tha përfaqësuesi i demokratëve, Danilo Sharanoviq. Ai thekson se për ata që ishin të punësuara,  zgjidhjen e shohin në ndryshimin e shpejtë të Ligjit për Mbrojtjen Sociale dhe të Fëmijëve, kurse për të tjerat me një ligj të ri të njohur nga praktika juridike. Rajka Vemiq, në emër të përfituesve, tha se ata nuk do të jenë të durueshëm për një kohë të gjatë. “Nëse ata nuk u përgjigjen kërkesave tona sa më shpejt që të jetë e mundur, të na ftojnë të flasim dhe nëse nuk punojnë në përpilimin e ligjit për të rivendosur të drejtat tona,  ne do të dalim në rrugë,“ tha Vemiq.

SHARE