NESËR, HAPJA E JAVËS SË FESTIVALIT TË FILMIT KOSOVAR

Nesër, më datën 19.09.2023, në Kullën e Vuksan Lekës me fillim në ora 20:00, do të bëhet hapja javës së Festivalit të filmit kosovar.

Në natën e parë, do të shfaqët filmi ,,Zgjoi” i regjisores dhe skenaristes kosovare, Blerta Basholli.

Më 20.09.2023 do të shfaqet po i njëjti film. Më 21.09.2023 do të shfaqet „Vera ëndërron detin“ film me regji të Kaltrina Krasniqit.

Më 22.09.2023 do të lansohet filmi „Zana“ me regji nga Antoneta Kastrati.

Ndërsa, më 23.09.2023, në natën e fundit, do të lansohet filmi „Në kërkim të Venerës“ të regjisores, shkrimtares dhe montazheres kosovare, Norika Sefa.

SHARE