ZHIVKOVIQ: VUÇIQ PO I BËN PRESION SPAJIQIT

Duke komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se serbët në Mal të Zi nuk pyeten asgjë, Danijell Zhivkoviq, ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Socialistëve, tha se Vuçiq po i bën presion mandatarit Millojko Spajiq që koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi” të hyj në qeveri.

Zhivkoviq tha se deklaratat e presidentit të Serbisë po bëhen më të shpeshta me afrimin e formimit të qeverisë në Mal të Zi.

“Ne e dimë për llogarinë e kujt dhe interesin e kujt po flet. Ai ka lojtarët e tij në fushën lokale. E kam fjalën për koalicionin “Për të ardhmen e Malit të Zi”. Kjo deklaratë e tij nuk është e bazuar sepse serbët mbanin poste të larta derisa PDS-ja ishte në pushtet. Dhe kur thotë se serbëve nuk pyeten asgjë në Mal të Zi, unë do t’u kujtoj qytetarëve se nuk ka rëndësi nëse “Për të ardhmen e Malit të Zi” do të jetë pjesë e qeverisë në Mal të Zi, ata tashmë janë pushtet në Mal të Zi. Ata menaxhojnë sisteme si EEMZ, Minieren e Qymyrit, pasuritë e paluajtshme…”, tha ai.

Ai theksoi se nuk është hera e parë që Vuçiq ndërhyn në çështjet e brendshme të Malit të Zi.

SHARE