QEVERIA: GJITHÇKA GATI PËR FILLIMIN E NDËRTIMIT TË KOPSHTIT NË FUSHËN E ULQINIT

Në ambientet e Ministrisë së Arsimit është nënshkruar Marrëveshja për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë, kompanisë Project-consulting, Podgoricës dhe Drejtorisë për Projekte Kapitale me qëllim të ofrimit të shërbimeve konsulente për realizimin e projektit “Infrastruktura parashkollore në Mal të Zi – 2.“ Siç theksojnë në njoftim, projekti me vlerë totale prej rreth 15 milionë euro do të financohet me 67 për qind të mjeteve të kredisë së Bankës Evropian për Zhvillim, në vlerë prej dhjetë milionë eurosh, ndërsa pjesa e mbetur prej 33 për qind e vlerës së projektit do të mbulohet nga Mali i Zi.  Me këtë projekt është planifikuar zgjerimi dhe rikonstruksioni i objektit ekzistues të çerdhes në Plavë, ndërtimi i çerdheve në Berane, Bijelo Polje, si dhe  në Tivar dhe Ulqin. Në Podgoricë është planifikuar ndërtimi i katër çerdheve, në lagjen Stari Aerodrom, në City Kvart, në Zllaticë dhe në bllokuin 35-36 – thuhet nga Ministria. Me nënshkrimin e kësaj kontrate fitohen parakushtet për fillimin e realizimit të këtij projekti të rëndësishëm, thuhet ndër të tjera në njoftim.

SHARE