KRYEMINISTRI I KOSOVËS, ALBIN KURTI DHE PRESIDENTI I SERBISË ALEKSANDAR VUÇIQ TAKOHEN NË BRUKSEL

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u takuan në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në përpjekje për të zbutur tensionet ndërmjet të dyja palëve, që pasuan reagimet serbe ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit mbi përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave. Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell i cili takoi fillimisht ndarazi të dy udhëheqësit, tha se është është koha që Kosova dhe Serbia të ecin drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet tyre. “Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë dëshmuar sërish se është koha të ecim drejt normalizimit të plotë. Pres që të dy udhëheqësit të jenë fleksibil dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët”, shkroi ai. Bisedimet e sotme pasuan tensionet e 31 korrikut në veriun e Kosovës ku grupe protetsuesish bllokuan rrugët për të kundërshtuar vendimin e qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit për përdorimin e dokumenteve të identifikimit dhe targave të makinave. Diplomatët perëndimorë thanë se takimi i sotëm do të sigurojë shmangien e tensioneve më 1 shtator për kur është shtyrë zbatimi i vendimeve të qeverisë.

SHARE