DEPUTETËT NESËR PËR MOSBESIMIN NDAJ QEVERISË

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi në një seancë të jashtëzakonshme do të shprehin mendimin e tyre për propozimin për mosbesimin e Qeverisë së Malit të Zi. Propozimi u iniciua nga 36 përfaqësues të Partisë Demokratike të Socialistëve, Partisë Liberale, Socialdemokratëve, Partisë Socialdemokrate dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve. Në njoftim thuhet se Qeveria ka pasur detyrë prioritare krijimin e parakushteve për intensifikimin e procesit integrues evropian të Malit të Zi bazuar në reformën e sistemit gjyqësor dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Vlerësohet se kanë munguar rezultatet konkrete në realizimin e prioriteteve dhe se gjendja e ekonomisë malazeze dhe gjendja epidemiologjike në vend janë përkeqësuar edhe më shumë. Propozuesit theksojnë se iniciativën për mosbesimin e Qeverisë e propozojnë me qëllim që të mbrohen interesat jetike shtetërore të Malit të Zi dhe të ruhet mundësia që vendi të ecë shpejt në rrugën e integrimit evropian. Në procedurën parlamentare është edhe një iniciativë për mosbesimin e Qeverisë, e cila është dorëzuar të mërkurën nga deputetët e Frontit Demokratik, Lëvizjës për Ndryshim, Demokratët, Demos, Të drejat Mali i Zi, Partia e Bashkuar dhe Punëtore. Seanca parlamentare për këtë iniciativë është caktuar për 2 shtator.

SHARE