ANULIM I MUNDSHËM I TESTEVE PËR ARDHJEN NGA SERBIA NË MAL TË ZI

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, Boban Mugosha njoftoi heqjen e testeve në hyrje të Malit të Zi, nëse situata shëndetësore në Serbi vazhdon të përmirësohet.

Ai rikujtoi se serbët për të hyrë në Mal të Zi, duhet të kenë një test PCR ose Elisa.

Mugosha tha se situata në Mal të Zi është e qëndrueshme, dhe se po ka një kujdes për të parandaluar përhapjen e infeksionit turistik.

“Ne po bëjmë gjithçka për t’i bërë mysafirët të sigurt dhe të ndjehen mirë këtu”, theksoi ai dhe shtoi se ata presin që ata që vijnë të respektojnë masat epidemiologjike.

Ai sqaron se për shkak të situatës epidemiologjike në rajon, ndodhi shpërthimi i pritshëm i infeksionit, me disa pika të nxehta, të cilat ishin të vështira për tu kontrolluar.

Mugosha deklaron se aplikimi i masave epidemiologjike është thelbësor në kontrollin e koronavirusit.

SHARE