Dua Lipa bën paralajmërimin e këngës së re, publikon fotografi nga një studio muzikore

Albumi i saj i fundit i publikuar në vitin 2020, “Future Nostalgia”, është shpallur ‘albumi më i mirë pop’ në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”.

Dhe Dua Lipa tani duket se ka nisur punën për një këngë të re ndërsa publikoi të dielën disa fotografi nga një studio muzikore.

Teksa ndau imazhet në Instagram, bukuroshja nga Kosova bëri një përshkrim interesant që ka lënë fansat të dyshojnë se është pjesë e tekstit të projektit që po vjen.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Ajo u shfaq me një pamje natyrale, një këmishë të bardhë të gjatë dhe pranë kishte një çantë të zezë të përzier me ngjyrë të verdhë.

Në një tjetër fotografi, krijuesja e hitit “Levitating” ishte e shtrirë në një karrige dhe po mbante në duar disa letra.Lexo po ashtu:Dua Lipa konfirmon se do të performojë sivjet në Sunny Hill: Po vij në shtëpi

E në pozat e tjera, nuk munguan as miqtë e Lipës të cilët e shoqërojnë në thuajse çdo dalje.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Kjo vjen pasi Dua ka nisur turneun e saj botëror që e kishte anuluar për një periudhë për shkak të pandemisë.

Nga Amerika e Veriut në Evropë, ylli interpretoi një sërë hitesh si: “New Rules”, “Levitating” dhe “One Kiss” me Calvin Harris.


Ajo ditë më parë konfirmoi pjesëmarrjen e saj në festivalin “Sunny Hill”, për të cilin kishte një debat të madh muajin e kaluar. /Telegrafi/

SHARE