RRITET GRUMBULLIMI I QUMËSHTIT NË MAL TË ZI

Foto: Ilustrim

Sasia totale e qumështit të lopës të grumbulluar gjatë tremujorit të parë të këtij viti arriti në 7.28 milionë litra, që paraqet një rritje prej 10.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Monstat.

Sipas të dhënave të Monstatit, përmbajtja mesatare e yndyrës së qumështit në tremujorin e parë shënoi rënie prej 1.9 për qind në krahasim me periudhën krahasuese, ndërsa përmbajtja e proteinave u rrit për 0.8 për qind.

Në raport thuhet se gjatë tremujorit të parë të këtij viti është regjistruar rritje në prodhimin e produkteve të fermentuara të qumështit për 18.7 për qind dhe të djathit për 4.4 për qind.

Nga ana tjetër, rënie është shënuar në prodhimin e qumështit për konsum për 18.4 për qind, të kajmakut për 16.4 për qind dhe të ajkës për 4.8 për qind.

SHARE