NGA MESNATA SHTRENJTOHEN TË GJITHA LLOJET E DERIVATEVE TË NAFTËS

Foto: Ilustrim

Nga mesnata do të shtrenjtohen të gjitha llojet e karburanteve, është njoftuar nga Ministria e Energjisë dhe Minierave.

Eurosuper 98 do të shtrenjtohet për katër centë dhe do të kushtojë 1.68 euro për litër. 

Pesë centë më shtrenjtë do të jetë edhe Eurosuper 95, ndërsa çmimi i një litri do të arrijë në 1.65 euro.

Nafta do të shtrenjtohet për dy centë dhe çmimi i saj do të jetë 1.69 euro për litër.

Ndërsa, për një cent do të rritet edhe çmimi i vajit për ngrohje, i cili do të kushtojë 1.73 euro.

“Në përputhje me dispozitat e Rregullores për mënyrën e llogaritjes së çmimeve maksimale me pakicë të llojeve të caktuara të derivateve të naftës, e cila ka hyrë në fuqi më 24 mars 2026, llogaritja e radhës do të bëhet më 25 maj 2026, ndërsa çmimet eventualisht të ndryshuara do të vlejnë nga 26 maji 2026”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

SHARE