MAXHORANCA E PRANON / OPOZITA MERR EKSKLUZIVITETIN E PROPOZIMIT TË PRESIDENTIT DERI NË RAUNDIN E TRETË

Deri në raundin e tretë, opozita do të propozojë kandidatin për President të Republikës. Ishte ky konsensusi i arritur në tryezën e zhvilluar sot mes përfaqësuesve të PS dhe grupeve parlamentare të opozitës mbi procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Pas kërkesës së Alibeajt, maxhoranca ra dakord që ekskluziviteti i propozimit të emrave për kreun e ri të shtetit t’i kalojë trojkës opozitare në dy raundet e ardhshme. Taulant Balla tha se në tre raundet e para, PS nuk do të propozojë asnjë emër. Nëse nuk miratohet asnjë kandidat deri në përfundim të raundit të tretë, PS ka të drejtën të propozojë në raundin e katërt dhe të pest, ku edhe i ka firmat për të votuar e vetme kren e shtetit. “Deri në raundin e tretë, propozimet i keni ju. Keni të drejtën e propozimeve. Bëjini si ta doni ju. Nëse doni të ecni në mënyrë ekskluzive, atëherë ramë dakort. Pranohet dokumenti juaj deri në raundin e tretë. Miratohet”, tha Taulant Balla në takimin me përfaqësues të grupeve palamentare për procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Për zgjedhjen e kreut të Shtetit. kushtetuta ka parashikuar 5 raunde votimi, ndërsa parlamenti ezauroi raundin e parë pa kandidatë. Në tre të parat nevojitet një shumicë prej tre të pestash. Ndërsa në dy raundet e fundit presidenti zgjidhet me shumicë të thjeshtë.

SHARE