MALI I ZI VENDOS PËR PJESËMARRJEN NË KFOR

Mali i Zi është një aleat i vlefshëm i NATO-s që jep një kontribut të rëndësishëm në sigurinë Euro-Atlantike, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë të përbashkët me Presidentin Millo Gjukanoviq. Stoltenberg gjithashtu deklaroi se pjesëmarrja në misionin e KFOR është një vendim kombëtar i Malit të Zi. Nga ana tjetër, Gjukanoviq është i mendimit se misioni në Kosovë duhet të forcohet, por ai shton se vendimi për atë do të merret nga Kuvendi. Stoltenberg tha se Mali i Zi kontribuon në ndërtimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe mirëpriti faktin se po rrit shpenzimet e mbrojtjes. “Sikurse NATO mund të llogarisë në Malin e Zi, kështu Mali i Zi mund të llogarisë në NATO,” tha Stoltenberg. Gjukanoviq beson se NATO do të vazhdojë politikën e saj të zgjerimit, dhe shtoi se Mali i Zi është plotësisht i gatshëm të vazhdojë zbatimin e të gjitha detyrimeve të marra. “Ne jemi gati të përmbushim detyrimin për të alokuar 2% të PBB-së për mbrojtjen e ushtrisë deri në 2024,” thekson Gjukanoviq duke shtuar se Mali i Zi do të vazhdojë të alokojë para për modernizimin e ushtrisë.

SHARE