SË SHPEJTI DO TË FORMOHET NJË EKIP NDËRSEKTORIAL PËR KONTROLLIN E DIPLOMAVE TË HUAJA

Në bazë të konkluzionit të Qeverisë së Malit të Zi, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit do të formojë një Grup Punues Ndërsektorial që do të merret me verifikimin e dokumenteve të huaja arsimore në institucionet arsimore private dhe publike në rajon.

“Detyra parësore e Grupit Punues do të jetë propozimi i një modeli për kontrollimin e dokumenteve arsimore të huaja për arsimin e mesëm dhe të lartë të përfunduar dhe të fituar në institucionet arsimore private dhe publike në rajon. Gjithashtu, përmes bashkëpunimit me punëdhënësit, në radhë të parë në sektorin publik, Grupi Punues do të sigurojë verifikimin e dokumenteve arsimore të personave të punësuar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.

Ata shtojnë se në këtë mënyrë Ministria dhe Qeveria e Malit të Zi me një qasje sistematike do t’i pengojnë keqpërdorimeve të mënyrës së marrjes së dokumenteve arsimore në të gjitha nivelet e arsimit.

“Ky paraqet një hap vendimtar të Ministrisë dhe Qeverisë së Malit të Zi drejt krijimit të një mekanizmi adekuat për njohjen dhe vlerësimin e arsimit cilësor”, thuhet në njoftim.

SHARE