RRETH 1.000 LIBRA IU DHURUAN BIBLIOTEKËS SË SHKOLLËS SË MESME TË PËRZIER “25 MAJI” – TUZ

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, prof. Dr. Angjella Jakshiq-Stojanoviq, u.d. së drejtoreshës në Drejtorinë për Arsimin dhe Edukimin e pjesëtarëve të kombeve pakicë dhe bashkësive të tjera nacionale pakicë, Albana Dedvukaj si dhe përfaqësuesit e Klubit Rotarian të Durrësit, i dhuruan bibliotekës së shkollës së mesme të përzier “25 Maji” – Tuz, afro 1.000 libra.

Konkretisht, Klubi Rotari i Durrësit prej disa muajsh po zhvillon një fushatë për mbledhjen e librave për shkollat ​​e mesme të Malit të Zi ku mësimi zhvillohet në gjuhën malazeze dhe shqipe dhe kontributin më të madh e kanë dhënë nxënësit e shkollave të mesme nga Shqipëria.

Drejtori i shkollës, Sead Lulanaj dhe kolegët e tij falënderuan anëtarët e Klubit Rotari për donacionin e vyer dhe shprehën gatishmërinë për të qenë pjesë e aksioneve të ngjashme në të ardhmen, me theks të veçantë në aktivitetet që përfshijnë lidhjen e nxënësve dhe mësimdhënësve nga Mali i Zi dhe Shqipëria.

Në ditët në vijim librat do të dorëzohen në bibliotekat e shkollës së mesme “Vëllazërim-Bashkim ” nga Ulqini dhe shkollës së mesme “Beqo Bashiq” nga Plava.

SHARE