PROPOZIMI PËR RRITJEN E PËRFITIMIT TË FËMIJËVE PA MBËSHTETJE

Kuvendi nuk e pranoi propozimin e grupit parlamentar të Lëvizjes Qytetare URA për të futur në rendin e ditës së seancës së sotme ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen Sociale dhe të Fëmijëve, me të cilat propozohej rritja e shumës së shtesës mujore të fëmijëve.

Për këtë propozim votuan 22 deputetë, 10 ishin kundër dhe 29 abstenuan.

LQ URA propozoi që shtesa e fëmijëve të rritet nga 30 në 45 euro, për fëmijët në nevojë materiale nga 44 në 66 euro dhe se për fëmijët përfitues të kompensimit personal me aftësi të kufizuar duhet të jetë 90, në vend të 60 eurove.

Deputetja e LQ URA, Ana Novakoviq Gjuroviq, duke sqaruar propozimin, tha se rritja e vazhdueshme e çmimeve në Mal të Zi është arsyeja pse ata kërkojnë ndryshime ligjore.

SHARE