GJELOSHAJ: PËR TË MBËSHTETUR EKONOMINË 3 MILIONË EURO

Me propozim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në mbledhjen e sotme, Qeveria e Malit të Zi miratoi Programin për përmirësimin e konkurrueshmërisë së ekonomisë për vitin 2024, në vlerë prej 3 milionë euro.

Qëllimi i Programit është zhvillimi i mëtejshëm i ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe rritja e produktivitetit të tyre, të cilat duhet të kontribuojnë në krijimin e një ekonomie më elastike, konkurruese dhe të orientuar drejt eksportit.

„Gjatë përgatitjes së Programit, Ministria zhvilloi një raund të gjerë konsultimesh publike me të gjitha palët e interesuara, nga sektori ekonomik e deri te komuniteti profesional dhe akademik, me qëllim gjetjen e zgjidhjes optimale për mbështetjen adekuate të ekonomisë. Theksi është vënë në forcimin e aktiviteteve prodhuese dhe transformimin e ekonomisë drejt biznesit digjital dhe të gjelbër,“ tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik Nik Gjeloshaj në konferencën e sotme për media.

Ministri theksoi se Programi i këtij viti spikat përmes rritjes së sasive të mbështetjes për linjat individuale të programit, duke mbajtur mekanizma të posaçëm mbështetës nxitës për fuqizimin ekonomik të të rinjve dhe grave në biznes, si dhe për zhvillimin e bashkive më pak të zhvilluara, sipas Indeksit të Zhvillimit të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore.

Këtë vit, biznesmenët dhe sipërmarrësit do të kenë mundësinë të aplikojnë për katër linja programore përmes Programit:  

  • Linja programore për përmirësimin e kapaciteteve prodhuese;
  • Linja programore për prokurimin e pajisjeve me vlerë të ulët;
  • Linja programore për mbështetjen e dixhitalizimit;
  • Linja programore – kupona për gratë dhe të rinjtë në biznes.

Shumat individuale të mbështetjes variojnë nga 1,000,00 – 150,000,00 euro, në varësi të linjës së programit.

SHARE