Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, do të vizitojë Malin e Zi dhe vendet e tjera të rajonit javën e ardhshme, në kuadër të përgatitjeve për samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili do të mbahet më 17 maj në kryeqytetin e Bullgarisë.
“Mesazhi për miqtë tanë është i qartë: Bashkimi Evropian është dhe do të vazhdojë të jetë partneri më i besueshëm për të gjithë rajonin, si investitori më i madh, i tregut më të madh tregtar dhe premtimi më i mirë për një të ardhme më të mirë të qytetarëve.
Samiti ynë duhet të konfirmoi perspektivën evropiane të rajonit. E çka është edhe më e rëndësishme duhet që në terma konkrete, të përmirësojë lidhjet brenda rajonit “, deklaroi Tusk.
Tusk do të duhej që në Mal të Zi, të mbërri më 24 Prill, raporton Radio Evropa e Lirë. Ndërkohë, nesër do të duhej të mbërrij në Mal të Zi, edhe shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini.