MILLATOVIQ-ESCOBAR: U THEKSUA MBËSHTETJA E FUQISHME E SHBA-së PËR PROCESET REFORMUESE NË MAL TË ZI

Gjatë bisedës me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe aleate të dy vendeve, si dhe u theksua mbështetja e fortë e SHBA-së për proceset reformuese në Mal të Zi, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq.

Millatoviq kujtoi takimet e fundit me zyrtarët amerikanë dhe theksoi se Mali i Zi e percepton SHBA-në si një aleat dhe mik të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare me të cilin, siç tha ai, dëshiron të forcojë partneritetin tashmë të krijuar.

“Në këtë kuptim, u shpreh interesi i ndërsjellë për krijimin e një partneriteti strategjik, duke pasur parasysh se ka hapësirë ​​për zhvillimin e dialogut ekonomik që tashmë ka filluar, si dhe për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë,“ thuhet në njoftim.

Presidenti vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në kuadër të NATO-s, duke shtuar se ne ndajmë qëndrimet politike dhe vlerat e Aleancës.

Escobar ritheksoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Malit të Zi, veçanërisht në fushën e forcimit të shtetit ligjor dhe pavarësisë së institucioneve, duke theksuar rolin e Malit të Zi si një aleat i besueshëm i NATO-s.

SHARE