Maserati GranTurismo Folgore EV do të jetë me 1,200 kuaj fuqi

Maserati do të lansojë një sërë modelesh elektrike që do ta mbajnë emrin Folgore – fjala italiane për rrufe.

Për të theksuar fokusin e këtyre EV-ve në performancë, Maserati thotë se GranTurismo Folgore i ardhshëm do të ofrojë mbi 1,200 kuaj fuqi nga tre motorë elektrikë dhe pretendon se do të ketë shpejtësi 99 kilometër për orë në më pak se 3.0 sekonda dhe do të arrijë një shpejtësi maksimale prej 299 kilometër për orë, transmeton Telegrafi.

Do të ketë gjithashtu versione Folgore të SUV-it të ardhshëm Grecale dhe super-makinës MC20 që do të vijnë brenda vitit të ardhshëm, së bashku me një version të konvertueshëm GranCabrio të GranTurismo.

Brezi i ardhshëm i sedanit Quattroporte dhe Levante SUV do të ofrohen vetëm si EV dhe janë planifikuar të mbërrijnë në vitin 2025. /Telegrafi/

SHARE