KORONAVIRUSI NA BEFASOI SHUMË HERË, DUHET TË KEMI KUJDES

Ministrja e Shëndetësisë Jelena Boroviniq Bojoviq, me rastin e dy viteve nga shfaqja e koronavirusit në Mal të Zi, tha se koronavirusi na ka befasuar disa herë, shpreson që të mos ndodhë më, por gjithashtu bën thirrje për kujdes. Nëse rënia e numrit të të infektuarve vijon, siç paralajmëroi ministrja, masat ndaj koronavirusitdo të zbuten me kujdes dhe monitorim të treguesve dhe propozimeve të ISHP. Ministrja thotë se mjekët mësuan për virusin e panjohur në lëvizje, pa asnjë moment pushim. Ajo deklaroi se vaksinimi redukton transmetimin e virusit, së bashku me ata që kanë kaluar virusin, shtoi ajo, në një shkallë të caktuar të imunitetit kolektiv. “E gjithë kjo ka ndikuar që në rastet e fundit të kemi simptoma më të lehta, por edhe një numër të madh të të infektuarve. Koronavirusi na ka befasuar disa herë, të gjithë shpresojmë që të mos ndodhë më, por duhet të kemi kujdes”, ka thënë Boroviniq Bojoviq. Ajo u tha qytetarëve se nuk duhet të kenë frikë, por të kenë kujdes dhe të vaksinohen.

SHARE