Ajo nuk është e panjohur për publikimin e fotografive joshëse në Instagram.
Dhe Dua Lipa teksa pozoi në një veshje pa sytjena ngriti temperaturat edhe një herë për fansat e saj në Instagram, shkruan DailyMail.
Ajo publikoi një sërë fotografish ku shihej e veshur me një bluzë të kuqe të ngushtë në prapaskenën e turneut të saj, “Future Nostalgia”.
Këngëtarja 26 vjeçe, dukej sensacionale teksa pozoi përballë një muri të mbuluar me grafite.
Ajo kishte vendosur të mos kishte sytjena poshtë bluzës së saj, të cilën e kishte kombinuar me një një palë xhinse të gjera.
Veshja e saj ia mundësonte këngëtares që të vinte në pah ijët e saj, për shkak të prerjes në atë pjesë.
Në kokë ajo mbante një kapele bejsbolli, të cilën e mbuloi me një shall të kuq dhe kafe të lidhur nën nofull.
Duke fshehur sytë pas një palë syze dielli të lyer me ngjyrë të verdhë, ajo i la flokët e saj të zeza që të binin lirshëm mbi shpinën e saj.
Turneu “Future Nostalgia” i emëruar sipas albumit të saj të dytë me të njëjtin titull, është shtyrë disa herë për shkak të pandemisë COVID-19, por më në fund filloi në Florida muajin e kaluar.
“Future Nostalgia” në mars të vitit 2021 fitoi çmimin ‘Grammy’ për albumin më të mirë të zhanrit pop.
Turneu është parashikuar të përfundojë në nëntor në Perth, Australi dhe po organizohet nga Ceremony London, i promovuar nga Live Nation dhe i sponsorizuar nga Truly Hard Seltzer.
Turneu sjell gjithashtu interpretime nga emrat e rinj të muzikës si: Megan Thee Stallion, Griff, Tove Lo dhe Angèle si akte mbështetëse.
Kjo paraqitje e Duas vjen pak kohë pasi u raportua se ajo është paditur për këngën e saj “Levitating”.
Ajo gëzoi sukses të madh me hitin e saj të vitit 2020, por një grup i quajtur Artikal Sound System po kërkon përqindje nga fitimet e këngës sepse ata besojnë se ajo ka vjedhur këngën e tyre të zhanrit ‘reggae’ të vitit 2017 me titull “Live Your Life”.
Sipas dokumenteve të siguruara nga tabloidi TMZ, grupi beson se Dua dhe ekipi i saj e dëgjuan këngën e tyre dhe dolën me një kopje të saj të qtitulluar tashmë “Levitating”.
Edhe pse nuk kanë shpjeguar pse mendojnë se është kështu në padi, ka ngjashmëri në tingullin e dy këngëve, veçanërisht në refren.
Artikal Sound System ka emëruar gjithashtu labelin e Duas, Warner Records dhe të tjerë si të pandehur dhe po kërkojnë çdo fitim të bërë në këngë, plus dëmshpërblim. /Telegrafi/