PËRDORIMI I ASTRAZENECA-s / VENDIMI I EMA-s: ËSHTË NJË VAKSINË E SIGURT DHE EFEKTIVE

Agjencia Evropiane e Barnave doli në përfundim pasditen e sotme në mbledhjen që po zhvillohet, se Astrazenca është një vaksinë e sigurt dhe efektive. Kryetarja e EMA-s, Emer Cooke  tha se vaksina Astrazeneca është një vaksinë e sigurt me 68% efektivitet. “Astrazeneca është një vaksinë e sigurt me 68% efektivitet. Kemi ngritur një grup ekspertësh për këtë çështje. Po vaksinohen miliona persona. Çdo rast që ka ndodhur është verifikuar. Konkulzioni i sotëm është që kjo vaksinë do të na ndihmojë që të arrijmë të luftojmë pandeminë e covid”, tha ajo. Mjekja Sabine Straus tha gjatë mbledhjes se janë mbi 18 milionë të vaksinuar me Astrazeneca dhe ka pasur shumë pak raste me efekte anësore. “Janë 18 milionë të vaksinuar me Astrazeneca dhe janë raportuar 7 raste me efekte anësore. Vetë të prekurit me covid kanë kaluar tromboza apo gjendja pasi njerëzit kalojnë covidin, pra post covid gjithashtu ka pasur raste të trompozës. Tromboza ka ndodhur në grupe specifike, e sidomos tek gratë e vajzat e reja”, tha Straus. “Përgjegjësia jonë është që të dalim në përfundimin se cilat janë efektet anësore të kësaj vaksine”, tha Cooke.

SHARE