ËSHTË DETYRË E QEVERISË QË TË MENDOJ PËR MARRËVESHJEN ME BE-në

Kriza politike e shkaktuar pas tërheqjes së ligjeve të prokurorisë nga procedura parlamentare do të tejkalohet dhe shpresoj se do të konstatojmë rezultate edhe në periudhën e ardhshme, ka kumtuar nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Fronti Demokratik (FD) ka kumtuar dje se nuk do të votojë për asnjë ligj derisa të mos votohen ligjet për prokurorinë. “Kjo është e drejtë legjitime e kolegëve nga FD. Ekziston dallimi ndërmjet Qeverisë dhe Parlamentit. Qeveria i zhvillon bisedimet me BE. Prokuroria nuk është e vetmja çështje për të cilën kemi aranzhman me BE por kemi edhe ato ekonomike. Ndoshta disa kolegë nuk mendojnë për këtë por është detyrë e jona që të mendojmë edhe për këto çështje. Kështu situata është më e komplikuar se sa ajo të shihet vetëm përmes një pike që ka të bëjë me prokurorin”, ka theksuar Abazoviq në konferencën për gazetarët në Qeverinë e Malit të Zi. Ai ka përkujtuar se Qeveria më parë ka theksuar se nuk është e kënaqur me punën e Prokurorisë. “Megjithatë duhet respektuar procedura dhe të përpiqemi që të mos e shkatërrojmë partneritetin me BE, kështu që të gjitha subjektet politike, përfshirë këtu edhe FD, të tregojnë qëllimin e vetë se Mali i Zi të bëhet anëtarë i BE dhe nëse dëshirojmë të bëhemi anëtarë i klubit, atëherë duhet ti aprovojmë edhe rregullat”, ka theksuar Abazoviq.

SHARE