SPAJIQ: ME MBROJTJE TË SUKSESSHME JANË KURSYER 4 MILIONË EURO

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq njoftoi se ata sapo kanë përfunduar transaksionin e mbrojtjes dhe „kësti ynë që duhet të paguhet më 21 janar do të jetë 4 milionë më pak se sa duhet të ishte.“

„Nga ky kursim sigurisht që do të përfitojnë qytetarët e Malit të Zi dhe do të jetë një ndihmë e madhe këtë vit,” tha Spajiq.

Ai shpjegoi se ishte një instrument mbrojtës që ndihmoi në uljen e normës së interesit nga 2% në 0.98%.

Kjo, siç tha ai, ka mundur të bëhet në korrik të vitit të kaluar gjatë mandatit të Qeverisë së 43-të kur ka pasur mundësi të vazhdohet aranzhimi i mëparshëm të cilin e përfundoi si ministër i Financave dhe Mirëqenies Sociale.

Përkatësisht, Mali i Zi arriti të kontraktojë një marrëveshje mbrojtëse dhe të sigurojë edhe një herë borxhin e shtetit ndaj rrezikut valutor. E gjithë shuma e marrëveshjes së kredisë për autostradën Tivar-Bolare mbrohet deri në përfundimin e shlyerjes së borxhit ndaj Bankës kineze EXIM, deri në vitin 2035, me mundësi ripërcaktimi të kushteve pas 2 vitesh.

Mbrojtja e re u kontraktua me 4 banka (evropiane dhe amerikane) që kishin kushtet më të pranueshme.

“I gjithë procesi është realizuar në përputhje me Ligjin për Buxhetin e Malit të Zi për vitin 2024 dhe me pëlqimin e Qeverisë, si dhe sipas standardeve ndërkombëtare të ISDA-së. Ky është një sukses i madh për shtetin e Malit të Zi me vlerësim kreditor B/B1, që konfirmon menaxhimin aktiv dhe të përgjegjshëm të borxhit publik”, tha Spajiq.

Kjo, siç thotë ai, realizoi një tjetër premtim të Qeverisë së 44-të.  

SHARE