MILLATOVIQ: ZGJIDHJA E RE LIGJORE DUHET TË PËRAFROHET ME REKOMANDIMET E BE-së

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka përshëndetur vendimin e nënkryetares së Kuvendit të Malit të Zi, Zdenka Popoviq, për tërheqjen e Projektligjit për Komunikimet Elektronike nga procedura e mëtutjeshme.

Millatoviq vlerësoi se është në interes të Malit të Zi që zgjidhja e re ligjore të harmonizohet me rekomandimet e BE-së.

“E përshëndes vendimin e përgjegjshëm të Klubit të Malit të Zi Demokratik që Ligji për Komunikimet Elektronike, të cilin e ktheva për rishqyrtim, të tërhiqet nga procedura”, ka thënë Millatoviq në rrjetin social “X”.

Të rikujtojmë se nënkryetarja e Kuvendit të Malit të Zi Zdenka Popoviq si propozuese e ka tërhequr nga procedura Propozimin për Ligjin për Komunikimet Elektronike.

SHARE