IVANOVIQ: PROPOZIMET PËR AMBASADORË DERI NË FUND TË MUAJIT

Deri në fund të muajit do të kemi propozime për ambasadorë, tha sot në një konferencë në Villa Goricë shefi i diplomacisë malazeze, Fillip Ivanoviq.

“Këtë do ta bëjmë gradualisht, duke pasur parasysh prioritetet. Mund të them se deri në fund të muajit do të kemi propozime, disa do të jenë nga personalitetet politike dhe disa që nuk i përkasin politikës. Megjithatë, emrat nuk do të dihen deri që të arrihet marrëveshja”, tha Ivanoviq.

Ai tha se Ligji parasheh që 30 për qind e shefave të misioneve kanë të drejtë të jenë të emëruar politikisht, të cilët nuk vijnë nga radhët e diplomatëve me karrierë.

Ivanoviq ka paralajmëruar se deri në fund të janarit do të ketë një numër të caktuar propozimesh për plotësimin e këtyre pozitave, propozime politike dhe diplomatë me karrierë.

„Meqenëse kjo procedurë është e brendshme, opinioni nuk do të informohet për këtë derisa të arrihet marrëveshja”, ka theksuar Ivanoviq.

SHARE