Kryeministri në mandat teknik Dritan Abazoviq ka bërë të ditur se Banka Evropiane e Investimeve do të hapë zyrën në Podgoricë deri në fund të këtij viti. Pas takimit me kryetarin e bankës, Varner Hojer, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Abazoviq tha se Qeveria po bën gjithçka për të përshpejtuar procedurat lidhur me vazhdimin e ndërtimit të autostradës.
![](https://tvboin.com/wp-content/uploads/2023/01/325782184_582988606963633_3888809131826148289_n.jpg)
![](https://tvboin.com/wp-content/uploads/2023/01/325782184_582988606963633_3888809131826148289_n.jpg)
Në Davos, kryeministri Abazoviq u takua edhe me Tony Blair, ish-kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar për shumë vite. “Ne folëm për bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, për investimet e mundshme perëndimore në Mal të Zi, veçanërisht për Portin e Tivarit, si dhe për transformimin digjital të qeverisë sonë”, shkroi Abazoviq në Twitter.