TRE MIJË VOTUES MË SHUMË SE NË 2020

Në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, të cilat do të mbahen më 19 mars, të drejtë vote kanë 543.175 qytetarë që është mbi tre mijë më shumë se sa ishin në zgjedhjet parlamentare të gushtit 2020. Në njoftimin e MPB-së, përkujtohet se votuesi mund të kontrollojë listën zgjedhore personalisht, pranë sporteleve të njësive rajonale dhe degëve për çështje administrative, shtetësi dhe të huaj të atij dikasteri çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në orën 14:00 me kartë identiteti të vlefshme ose dokument udhëtimi (pasaportë). Kujtohet se votuesi mund të kontrolloj listën zgjedhore direkt dhe përmes portalit të internetit www.biraci.me. Siç sqarojnë MPB-ja, në atë portal, një qytetar mund të kontrollojë nëse është në listën e votuesve dhe në cilin vendvotim duke shënuar numrin e kartës së identitetit apo dokumentit të udhëtimit.

SHARE