KOMISIONI KUSHTETUES PARLAMENTAR VIJON DËGJIMIN E KANDIDATËVE

Komisioni Kushtetues Parlamentar vijon dëgjimin e kandidatëve që aplikuan në konkursin për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sot para deputetëve përgjigjen Nikolla Goluboviq, Dragana Gjuranoviq dhe Sulejman Guçi. Bordi dje ka dëgjuar kandidatët Marijan Akoviq, Alija Beganoviq dhe Narcisa Maja Boshkoviq. Dragana Gjuranoviq për herë të tretë kandidoi për gjytarë të Gjykatës Kushtetuese. “Unë ende dua të jem ambicioze, dëshira ime është të kontribuoj që Gjykata Kushtetuese të jetë në formatin më të mirë të mundshëm”, tha Gjuranoviq. Ajo gjithashtu beson se nuk duhet të deklarojë kombësinë e saj. “Kur të gjithë u deklaruan, atëherë do ta bëj edhe unë. Unë jam malazeze e ndritur”, tha Gjuranoviq dhe shtoi se nuk duhet të jetë diçka për të bërë problem. Kandidati Sulejman Guçi tha se deklarohet si shqiptar dhe se e konsideron veten një avokat të kompletuar. Ai do të ndiqte, shton ai, organizimin e punës së Gjykatës në tërësi. “Gjykata Kushtetuese duhet të ketë punë ligjore, në kohë dhe të saktë”, thekson ai. Deputetët e PDS-së në fillim të seancës kërkuan që çdo ditë të dëgjohen më shumë kandidatë, gjë që e ka përkrahur kryetarja e Komisionit, Simonida Kordiq, por ka theksuar se shumë kandidatë janë të sëmurë, gjë që e bën të pamundur përshpejtimin e procesit. Duke folur për çështjet e përkatësisë kombëtare, Kordiq tha: “Ligji për Gjykatën Kushtetuese nuk parasheh një çelës kombëtar apo gjinor si detyrim gjatë përzgjedhjes së gjyqtarëve të Gjykatës. Ka pasur një perceptim të opinionit dhe kolegëve se ai çelës duhet të merret parasysh”.

SHARE