IBRAHIMI: PROGRAMI I QYTETARISË EKONOMIKE SOLLI PËRFITIME FINANCIARE

Programi i qytetarisë ekonomike i solli përfitime financiare buxhetit të Malit të Zi dhe në ditën e përfundimit të këtij programi është duke u realizuar 16 projekte në fushën e turizmit dhe 1 në fushën e bujqësisë, tha sekretari Shtetëror në Ministrinë e Financave, Agron Ibrahimi. Vlera e projekteve është gati 450 milionë euro dhe Mali i Zi së shpejti do t’i dorëzojë administratës së Brukselit një propozim të ri për projektin e shtetësisë ekonomike. “Është një investim i përgjithshëm prej 444.2 milionë euro, me kapacitet prej 2.764 njësi akomoduese të klasit të lartë. Këto janë planet e biznesit të investitorëve, sipas të cilave planifikojnë të hapin 1.847 vende të reja pune”, tha Ibrahimi. 10 nga gjithsej 16 projekte janë pjesë e veriut të Malit të Zi – 1 në Zhablak, 9 në Kollashin. Siç tha Ibrahimi, vlera e planifikuar e atyre investimeve është 133.3 milionë euro dhe do të hapen 882 vende të reja pune.

SHARE