VOZITJA NË PJESËN E PARË TË AUTOSTRADËS MË SË VONI NË MAJ

Drejtori ekzekutiv i Monteput, Millan Lilaniq, tha për Portalin RTMZ se më së voni në maj presin lirimin e trafikut në pjesën e autostradës nga Podgorica në Mateshevë. Ai ka thënë se menaxhmenti i mëparshëm i kompanisë Monteput nuk ka ndërmarrë me kohë aktivitetet për blerjen e pajisjeve të nevojshme për mirëmbajtjen adekuate dhe sigurimin e autostradës. “Ne jemi duke zhvilluar negociata dhe aktivitete për të siguruar kushtet e nevojshme për realizimin e vazhdimit të autostradës Tivar-Bolare. Këtu kam parasysh pjesen e autostrades Mateshevë – Andrijevicë dhe Andrijevicë-Berane-Bolare”, tha Lilaniq. “Unë jam duke menduar këtu për pajisjen e shërbimit zjarrfikës dhe shërbimin e mirëmbajtjes dimërore të autostradës. Menaxhmenti i ri ka filluar procedurat e prokurimit publik për prokurimin e pajisjeve në fjalë dhe një numër tenderësh janë duke u përgatitur,” theksoi Lilaniq. Ai thotë se tashmë janë zbuluar të gjitha lëshimet dhe gabimet e mëdha, duke qenë se autostrada është në fazën përfundimtare.

SHARE