INSTITUTI: 1.814 RASTE TË REJA, NESËR KONFERENCË PËR GJËNDJEN AKTUALE EPIDEMIOLOGJIKE

Në 24 orët e fundit në Mal të Zi, gjashtë persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit dhe janë regjistruar 1.814 raste të reja të infektimit, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin total të të testuarve për 17.01.2022. ishte 39.77%. Gjatë ditës së djeshme, janë raportuar gjashtë vdekje të lidhura me infeksionin SARS-CoV-2 nga këto komuna: Podgorica (4), Tivari (1) dhe Tivati (1). Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 2.512 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 12,229. Brenda 24 orëve të fundit në Tuz janë regjistruar 19 raste të reja me COVID19, ndërsa aktualisht raste aktive në këtë komunë janë 126. Siç njoftojnë nga ISHP, nesër në orën 10 do të mbahet një konferencë për media për situatën aktuale epidemiologjike në vend.

SHARE