GJELOSHAJ: TUZI NUK DO TË BLLOKOJË LLOGARINË E PLANTACIONEVE

Komuna e Tuzit nuk do të bllokojë llogarinë e Plantacioneve sepse është arritur marrëveshje që kompania shtetërore nga e hëna të fillojë me shlyerjen e obligimeve ndaj komunës së Tuzit, tha kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj. “Kam pranuar kërkesën e përfaqësuesve të Plantacioneve dhe të zyrtarëve të interesuar shtetërorë, Millan Knezeviq dhe Dritan Abazoviq, për t’i ndihmuar Plantacionet në shlyerjen e obligimeve ligjore ndaj komunës së Tuzit”, tha Gjeloshaj. Në takimin me përfaqësuesit e Plantacioneve u dakorduan që Plantacionet të fillojnë të paguajnë detyrimet tatimore të hënën. “Dhe me përmbylljen e këtij viti të shlyejnë 40 për qind të detyrimeve tatimore mbi pasurinë e paluajtshme dhe të gjitha detyrimet e tjera tatimore”, tha Gjeloshaj. Siç tha ai, pjesën e mbetur të detyrimit tatimor për taksën e pronës së paluajtshme do t’ia paguajë komunës së Tuzit me këste deri më 31 maj 2022. “Me këtë kam treguar se kujdesem me përgjegjësi për biznesin e kompanive në komunën tonë”, theksoi Gjeloshaj.

SHARE