KE: DEFICITI BUXHETOR DHE BORXHI PUBLIK I MALIT TË ZI MBETEN TË LARTË

Foto: KE

Komisioni Evropian parashikon që ekonomia e Malit të Zi të rritet me rreth 3 për qind në vit deri në vitin 2028, ndërsa deficiti buxhetor do të mbetet mbi 3 për qind të PBB-së dhe borxhi publik mbi 60 për qind.

Sipas raportit të KE-së, ekonomia malazeze është rritur me 3.1 për qind në gjysmën e parë të këtij viti, kryesisht falë investimeve, ndërsa konsumi privat është ngadalësuar për shkak të inflacionit dhe rënies së të ardhurave të disponueshme.

Komisioni paralajmëron se zbatimi i reformës „Evropa Tani“, përmes heqjes së kontributeve pensionale dhe rritjes së pagave minimale, mund ta çojë rritjen ekonomike mbi 6 për qind vitin e ardhshëm, por njëkohësisht të rrisë deficitin buxhetor dhe inflacionin.

Inflacioni në shtator arriti në 5.2 për qind, ndërsa papunësia në tremujorin e dytë ra në nivelin rekord prej 9.4 për qind.

KE vlerëson se qëndrueshmëria financiare e vendit do të varet nga zbatimi i reformave dhe masat për kontrollin e shpenzimeve publike.

SHARE