MILLATOVIQ: MALI I ZI KA NEVOJË PËR NJË QEVERI GJITHËPËRFSHIRËSE DHE POLITIKISHT STABILE

Mali i Zi ka nevojë për një qeveri gjithëpërfshirëse dhe politikisht stabile, tha presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, duke thënë se nuk është mirë që përfaqësuesit e Partisë Boshnjake (PB) të mos jenë pjesë e pushtetit të ri ekzekutiv.

Millatoviq u tha gazetarëve se mendon se nuk është mirë që qeveria të jetë pakicë.

Ai tha se është i kënaqur “që kemi marrë konturet se si duhet të duket qeveria e re”.

“Ajo që nuk është mirë, siç janë gjërat tani, është mungesa e një përfaqësuesi të popullit boshnjak, pra PB, në qeverinë e ardhshme. Gjithmonë kam thënë se Mali i Zi me të vërtetë ka nevojë për një qeveri gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme”, tha Millatoviq.

Sipas tij, Mali i Zi do të ketë qeveri pakicë për të tretën herë pas ndryshimeve demokratike në vitin 2020.

“Kjo tregon se ne mund të mos jemi mjaft të pjekur demokratikisht për të krijuar një qeveri që do të ketë mbështetjen e shumicës në parlament”, shtoi presidenti.

SHARE