UKRAINA: KIEVI U SULMUA ME DRONË KAMIKAZE

Të paktën tri shpërthime janë dëgjuar të hënën në kryeqytetin ukrainas, Kiev, pas aktivizimit të sirenave. Kryetari i qytetit, Vitalii Klitschko, ka thënë se janë dëmtuar ndërtesat e banimit në zonën Shevçenkivsky. Andriy Yermak, shefi i Zyrës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se sulmet janë kryer me të ashtuquajturit dronë kamikazë. Këto sulme raportohen një javë pasi kryeqyteti ukrainas është goditur me një mori raketash ruse, duke lënë të vdekur të paktën 19 persona. Shpërthimet e së hënës janë regjistruar rreth orës 07:00, sipas kohës locale. Klitschko u ka bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë nëpër streha të sigurta. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se sulmet e javës së kaluar kanë qenë hakmarrje për bombardimin e Urës së Krimesë – e vetmja që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë.​

SHARE