PEDAGOGËT NË SHQIPËRI PARALAJMËROJNË PROTESTA TË PËRDITSHME

Pedagogët në Universitetin e Tiranës kanë bojkotuar mësimin këtë të hënë, në ditën e parë të nisjes së procesit mësimor. Prej javësh ata kërkojnë rritje të pagës me 50 për qind, pasi siç shprehen pagat aktuale nuk ua mundësojnë kërkimin shkencor. Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha për mediat se bojkoti do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave. Ai theksoi se protestat do të jenë të përditshme përballë Politeknikut për t’u zhvendosur përballë qeverisë. Kovaçi u shpreh se kanë të gjithë mbështetjen e studentëve pasi interesat në këtë protestë janë të përbashkëta. “Studentët kanë mbështetur grevën e pedagogëve, qëllimi është i përbashkët. Duam që qeveria të kthejë sytë nga universiteti. Fjalën e fundit duhet ta thotë kryeministri, nuk mendojmë që përmes ministres Kushi mund të përmbushim kërkesat tona”, u shpreh pedagogu.

SHARE