OPINIONET NEGATIVE PËR REVIZION FINANCIAR DHE TË RREGULLSISË

Viele Euro Geldscheine

Institucioni i Kontrollit Shtetëror (IKSH) ka dhënë opinione negative për revizionin financiar dhe të rregullsisë së projektligjit për llogarinë përfundimtare të buxhetit të Malit të Zi për vitin e kaluar. Auditimi financiar konstatoi se projektligji për llogarinë përfundimtare të buxhetit përmbanë gabime të identifikuara në raportin financiar që kanë një efekt material dhe depertues në raportin financiar. “Në bazë të gjendjes faktike, u konstatua se keqinterpretimet individuale apo kolektive janë materialisht të rëndësishme në lidhje me kriteret e përcaktuara për auditimin financiar, mbi bazën e të cilave Kolegjiumi kompetent shpreh opinion negativ”, theksuan nga Institucioni i Kontrollit Shtetëror.

SHARE