SHQIPËRI, RREGULLA MË TË FORTA PËR TELEFONAT CELULARË NË SHKOLLA

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se me fillimin e vitit të ri shkollor do të forcohen rregullat për përdorimin e telefonave celularë në shkolla. Rama ka publikuar edhe materialin informues të Ministrisë së Arsimit, ku theksohet ndalimi i përdorimit të telefonave celularë në mjediset shkollore. “Me fillimin e vitit të ri shkollor, forcojmë rregullat dhe marrim të gjitha masat për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkolla”, ka shkruar Rama. Sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit, nxënësit duhet t’i vendosin telefonat në kutinë e caktuar përpara fillimit të mësimit dhe t’i mbajnë të fikur gjatë orarit mësimor. Materiali i publikuar nga kryeministri përcakton edhe disa nga rregullat për nxënësit, prindërit dhe mësuesit, përfshirë respektimin e rregullit dhe komunikimin në raste urgjente përmes stafit të shkollës. Ministria e Arsimit e Shqipërisë e kishte përcaktuar këtë kuadër rregullash përmes një udhëzimi të datës 1 shtator 2025, ndërsa masat po zbatohen edhe në vitin e ri shkollor 2026–2027. 

SHARE