GJATË DY DITËVE TË ARDHSHME RRITET RREZIKU NGA ZJARRET

Drejtoria për situatat e jashtëzakonshme ka tërhequr vërejtjen se gjatë dy ditëve të ardhshme pritet erë e fortë në viset Qendrore dhe Jugore të Malit të Zi, gjë që në kombinime temperaturat  e larta , do të shkaktojë shkallë të lartë të rrezikut nga zjarret. Nga kjo drejtori kanë apeluar tek qytetarët që të tregojnë nivel të lartë të përgjegjësisë në raport me situatën dhe ti respektojnë masat dhe urdhëresat e organeve kompetente për ndalimin e ndezjes së zjarreve në hapësirat e hapura. “Në bazë të informatave të Entit për hidrometeorologji dhe sizmologji, të premten gjatë natës dhe nga e premtja në të shtunën  para dite parashikohet erë e fortë në zonat qendrore dhe jugore të Malit të Zi, thuhet në kumtesën e kësaj drejtorie. Kjo situatë , siç theksohet, e  shoqëruar me temperatura të larta do të nxis shkallë të lartë të rrezikut nga zjarret, sidomos në viset Qendrore dhe jugore të Malit të Zi , para së gjithash në rajonin e gjerë të Podgoricës, Danillovgradit dhe në Bregdet.

SHARE